Ferrari tenton zhgënjyes eksperimentin e madh në Kinë – “Macarena” dhe truku i Halo-s, risitë që nuk funksionuan në garë

Ferrari kishte planifikuar një “goditje aerodinamike” në Çmimin e Madh të Kinës, por dy risitë e reja nuk arritën të japin efektin e pritur dhe u hoqën para garës.

“Macarena” – krah i pasmë i rrotullueshëm
Ky krah revolucionar mund të rrotullohet për të ulur rezistencën dhe për të rritur shpejtësinë maksimale. Megjithatë, sistemi zgjati vetëm një seancë stërvitjeje të lirë dhe madje shkaktoi një rrotullim për Lewis Hamilton. Hamilton pranoi:

“U nxituam për ta përdorur në Kinë, por nuk ishte gati. Do të rikthehet kur të jetë plotësisht funksional.”

Truku i “Halo” – avantazh minimal që u hoq
Ferrari kishte instaluar dy elemente aerodinamike te mbajtësja Halo për të rritur ngarkesën aerodinamike. Por për shkak të shqetësimeve ligjore dhe mundësisë së ankimeve nga ekipet rivale, risia u hoq para kualifikimeve. Avantazhi i saj në vijat e drejta ishte minimal, ndaj skuadra preferoi qasje të sigurt.

Pavarësisht pengesave, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton treguan se Ferrari mbetet konkurruese, ndërsa ekipi punon intensivisht për të përmirësuar inovacionet aerodinamike për garat e ardhshme.