Drejtori i burgut të Rrogozhinës në kërkim – zbulohet “shtëpi bari” me mijëra rrënjë kanabisi në Peqin

Një rast i rëndë është zbuluar në Peqin, ku autoritetet kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në kushte të mbyllura.

Sipas informacioneve paraprake, banesa ku u gjet kjo veprimtari dyshohet se i përket Bilal Hasës, drejtues i institucionit të vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Gjatë kontrollit në ambientet e banesës, efektivët konstatuan një infrastrukturë të përshtatur për kultivim të brendshëm, ku ishin mbjellë rreth 4 mijë rrënjë kanabis.

Pas operacionit, ndaj Hasës është shpallur kërkimi, ndërsa strukturat e Policia e Shtetit po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.