Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka vlerësuar lart figurën e artistes legjendare Shkurte Fejza, duke thënë se kontributi i saj në muzikën dhe kulturën shqiptare është aq i madh sa që meriton edhe një përmendore.
Gjatë një interviste në Klan Kosova, Ismaili theksoi se Shkurte Fejza është një nga figurat më të rëndësishme të skenës muzikore shqiptare dhe një simbol i këngës patriotike.
“Përmendore për Shkurte Fejzën, besoj se duhej bërë, e meriton shumë”, u shpreh ajo gjatë bisedës.
Artistja foli gjithashtu edhe për emocionet që përjetoi gjatë koncertit të organizuar për 40-vjetorin e karrierës së saj artistike. Sipas saj, ndjesia në skenë ishte e krahasueshme me emocionet e para kur u ngjit për herë të parë para publikut.
Adelina Ismaili numëron një karrierë të gjatë me shumë hite dhe projekte që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Në vitet e fundit ajo është tërhequr nga aktiviteti i rregullt muzikor për t’iu përkushtuar më shumë familjes.









