Berisha ja beson drejtimin e Vlorës një elbasanlliu – Aurel Bylykbashi emërohet udhëheqës politik i PD në qarkun bregdetar

Partia Demokratike ka emëruar ish-deputetin elbasanlli Aurel Bylykbashi si drejtues politik të qarkut të Vlora, duke zëvendësuar Bujar Leskajn, i cili dha dorëheqjen në nëntor 2025.

Sipas zyrës së shtypit të PD-së, emërimi vjen në një moment kyç për opozitën, e cila po intensifikon përgatitjet dhe konsolidon strukturat lokale për sfidat e ardhshme elektorale. Nuk dihet se çfarë mund ta lidhë Z. Bylykbashi me Vlorën, por me eksperiencën e tij në politikë dhe si ish-deputet i Ekbasanit, Bylykbashi pritet të ketë një rol vendimtar në riorganizimin e degëve lokale, mobilizimin e elektoratit dhe forcimin e frymës opozitare në qarkun bregdetar.

Zyrtarët e PD-së e konsiderojnë këtë lëvizje si një hap strategjik për rritjen e angazhimit politik në terren dhe ndërtimin e një strukture më të fortë në një nga zonat më të rëndësishme elektorale të vendit. Bylykbashi ka shërbyer më parë si deputet dhe kandidat për bashkinë e Elbasanit, duke mbajtur edhe detyra të tjera kyçe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.