“Bëmë një ekskursion të vogël në Iran për të hequr një të keqe!”Trump zbulon operacionin: Shkatërruam 80% të bazave të raketave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë dramatike mbi operacionet kundër Iranit, vetëm disa orë pas pohimit se lufta është “pothuajse e përfunduar”.

Trump e përshkroi ndërhyrjen si një “ekskursion të vogël” me qëllim eliminimin e një rreziku serioz:

“Bëmë një ekskursion të vogël sepse menduam se duhej ta bënim për të hequr qafe një të keqe… Po ecim më të vendosur se kurrë për të arritur fitoren përfundimtare që do ta eliminojë këtë rrezik njëherë e mirë.”

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shkatërruar rreth 80% të bazave të lëshimit të raketave iraniane, duke zvogëluar ndjeshëm aftësinë e Teheranit për sulme në rajon. Trump kujtoi gjithashtu vrasjen e komandantit iranian Qasem Soleimani, duke e përshkruar atë si një figurë të “aftë, të dhunshme dhe të rrezikshme”.

Në fjalën e tij, Trump lavdëroi ushtrinë amerikane:

“Raketat janë shkatërruar, dronët rrëzuar dhe po godasim vendet ku prodhohen ato… Bota do të jetë më e sigurt sapo gjithçka të përfundojë – dhe do të përfundojë shpejt.”

Deklarata vjen ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten jashtëzakonisht të larta dhe ndërhyrjet ushtarake amerikano-izraelite vazhdojnë të synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit.