Arsenal në ankth – Zubimendi largohet i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës

Mesfushori i Arsenal, Martin Zubimendi, është detyruar të largohet nga grumbullimi i kombëtares së Spanjës pas një dëmtimi në gju, duke shkaktuar shqetësim në klubin londinez.

Sipas Federatës Spanjolle të Futbollit, lojtari ka pësuar një problem në gjurin e djathtë dhe është tërhequr nga skuadra për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij. Ai pritet të rikthehet në Londër për ekzaminime më të detajuara nga stafi mjekësor i Arsenalit.

Zubimendi nuk ishte titullar në ndeshjen e fundit, por pritej të aktivizohej në përballjet e radhës, gjë që e bën dëmtimin edhe më shqetësues për trajnerin Mikel Arteta.

Situata vjen në një moment të rëndësishëm për “Topçinjtë”, të cilët janë në garë në disa kompeticione madhore, përfshirë Premier League, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Klubi londinez tashmë po pret me ankth rezultatet e ekzaminimeve për të mësuar shkallën e dëmtimit të mesfushorit.