Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka ngritur alarmin për një rrezik të mundshëm sulmesh nga Irani dhe grupet e armatosura aleate ndaj institucioneve arsimore amerikane në Bagdad, si dhe në Sulejmanije dhe Dohuk.
Në deklaratën zyrtare thuhet se këto grupe mund të shënjestrojnë universitetet amerikane, ndërsa theksohet se më herët janë regjistruar sulme të shumta ndaj interesave amerikane në Irak.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga vendi, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe rrezikut të përshkallëzimit të tensioneve.
Situata në rajon mbetet e tensionuar pas përplasjeve mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, gjë që ka ndikuar edhe në funksionimin e disa institucioneve arsimore në Lindjen e Mesme.









