Alarm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ – Kërcënim për bombë, policia në terren

Një kërcënim për vendosje bombe është raportuar mbrëmjen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, duke ngritur menjëherë alarmin tek autoritetet.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet operative për menaxhimin e situatës, si dhe për garantimin e sigurisë së pasagjerëve dhe stafit.

Deri më tani nuk ka informacion për rrezik konkret, ndërsa autoritetet po verifikojnë çdo detaj të sinjalizimit.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më herët në këtë aeroport, të cilat kanë rezultuar alarme të rreme dhe pa pasoja.