Agjencia AFP raporton për një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku rrjete kriminale ndërkombëtare tërheqin gra nga vende të varfra, duke u premtuar punë të mirëpaguar dhe mundësi për të arritur në Evropë, por shumë prej tyre përfundojnë në burg.
Ligji shqiptar parashikon deri në tre vjet dënim për kushdo që merret me prostitucion, përveç rasteve ku viktima konsiderohet pjesë e trafikut të qenieve njerëzore. Artikulli nënvizon rrezikun e madh që këto rrjete kriminale përbëjnë, si dhe nevojën për mbrojtje dhe ndihmë për viktimat, përtej ndjekjes penale të autorëve.









