Bukayo Saka ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Arsenalin deri në vitin 2031, duke siguruar një marrëveshje të re shumë fitimprurëse. Ylli anglez do të përfitojë mbi 300 mijë paund në javë, duke u renditur mes pesë futbollistëve më të paguar në Premier League.
Me këtë pagë, Saka lë pas emra si Bernardo Silva dhe Bruno Fernandes, ndërsa përpara tij në listë qëndrojnë Erling Haaland, Mohamed Salah, Casemiro dhe Virgil van Dijk.
Kontrata e mëparshme e 24-vjeçarit përfundonte në vitin 2027, por drejtuesit e klubit londinez kishin prioritet absolut rinovimin e saj, duke e konsideruar Saka si një nga shtyllat kryesore të projektit të Artetës.
Saka është lojtari me më shumë paraqitje, gola dhe asistime në skuadrën aktuale të Arsenalit, duke numëruar deri tani 297 ndeshje, 78 gola dhe 78 asistime me fanellën e “Topçinjve”.









