Qyteti i Vlora do të përballet sërish me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit zyrtar të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, të martën, më 24 shkurt, do të kryhen punime në rrjetin e ujësjellësit, çka do të sjellë stakim të detyruar të stacionit kryesor.
Ndërhyrja lidhet me projektin e ri të ujësjellësit dhe konsiston në lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri me atë ekzistues. Për pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet plotësisht në zonat Uji i Ftohtë, Lungomare, “10 Korriku”, Kalaja dhe Jonufra.
Pjesa tjetër e qytetit do të ketë mungesë uji vetëm gjatë orëve të pasdites, ndërsa në mëngjes shpërndarja do të vijojë normalisht.
Sipas autoriteteve, furnizimi pritet të rikthehet në normalitet mëngjesin e së mërkurës.









