Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po intensifikohen, ndërsa raportet mes banorëve po ndryshojnë nga dita në ditë. Dy mikeshat e dikurshme, Brikena dhe Juela, tashmë janë përfshirë në një përplasje të hapur.
Shkëndija e konfliktit u ndez pas një debati për cigaret. Në vijim të situatës, Juela vendosi të reagojë duke hedhur në pishinë “Bolin”, arushin e dhuruar Brikenës nga Mateo. Veprimi i saj shkaktoi reagime të menjëhershme brenda shtëpisë.
Selina shpërtheu ndaj Juelës me tone të ashpra, duke e akuzuar për xhelozi dhe sjellje të papërshtatshme. Debatet vijuan mes Juelës, Brikenës dhe Mateos, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë kur arushi u hodh sërish në pishinë.
Ngjarja ka ndezur diskutime mes banorëve dhe ka krijuar ndarje të qarta në grup, duke shtuar dozën e dramës në spektakël. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aleancat dhe miqësitë po rezultojnë gjithnjë e më të brishta.









