Tronditëse në Delvinë -gjendet një 91 vjeçar i pajetë në përrua – dyshohet se ka rrëshqitur dmbyt

Tronditëse në Delvinë: 91-vjeçari gjendet i pajetë në përrua, dyshohet se rrëshqiti dhe u mbyt

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Dhivrit në Delvinë, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në një përrua pranë banesës së tij.

Sipas Policisë së Sarandës, viktima është shtetasi S.G., 91 vjeç, banor i fshatit Dhivër. Trupi i tij u zbulua një ditë më parë, ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë për të kryer veprimet e para hetimore.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 91-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe për pasojë është mbytur.

“Dje, në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe si pasojë është mbytur”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës dhe Sarandës për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.