SHOKUESE!/ Macron paralajmëron: Trump po tenton shpërbërjen e Bashkimit Europian!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka hedhur një paralajmërim të fortë për Europën: administrata amerikane e Donald Trump po synon shpërbërjen e Bashkimit Europian.

“Administrata Trump është hapur anti-evropiane dhe po kërkon shpërbërjen e Bashkimit Europian. Është koha që Europa të zgjohet dhe të dalë nga një gjendje papjekurie,” tha Macron, duke i bërë thirrje liderëve të bllokut të reagojnë menjëherë.

Macron paralajmëroi se qetësia e tanishme në marrëdhëniet BE-SHBA është e rreme dhe nuk duhet të interpretohet si stabilitet. Sipas tij, kërcënimet amerikane ndaj Groenlandës, tregtisë dhe teknologjisë janë një sinjal i qartë se Bashkimi Europian duhet të forcojë fuqinë dhe unitetin e tij.

“Kur ka një akt të qartë agresioni, nuk mund të përulemi. Strategjia e të qëndruarit pasiv për muaj të tërë ka dështuar,” theksoi presidenti francez.

Macron kërkoi që samiti i këtij muaji në Belgjikë të përdoret për të përshpejtuar reformat ekonomike dhe për të forcuar kapacitetet e BE-së për t’u përballur me sfidat globale, duke e bërë Europën një aktor të pavarur dhe të fuqishëm në skenën botërore.