REAGIMI/ “Nuk është miku im!” – Susie Wiles telefonon Daily Mail: Nuk ka patur sherr me Richard Grenell, por distanca mbetet

Shefja e stafit të presidentit amerikan Donald Trump, Susie Wiles, ka reaguar publikisht pas raportimeve të medias britanike Daily Mail se ajo ishte përplasur ashpër me Richard Grenell gjatë Konventës Kombëtare Republikane.

Në një telefonatë me redaksinë, Wiles mohoi kategorikisht çdo konflikt, duke sqaruar se nuk ka pasur debat mes tyre dhe se historia është ekzagjeruar.

“Ai nuk është miku im më i mirë. Nuk jemi të afërt, por ideja që kemi pasur ndonjë sherr… thjesht nuk ka ndodhur”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se rrallëherë është emocionuar në punë dhe asnjëherë për shkak të Grenell, duke e cilësuar episodin si të pavërtetë.

Raporti i medias britanike pretendonte se një debat për kohën e fjalimit të Grenell kishte degjeneruar në tone të ashpra dhe mesazhe fyese, duke ndikuar negativisht në rolin e tij në mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër, edhe Grenell e ka mohuar konfliktin, duke theksuar se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte dhe miqësore.