Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërhyrje ligjore për kompetencat e drejtësisë, pas ngërçit institucional për pezullimin e ministres Belinda Balluku, duke theksuar se çështja “nuk ka të bëjë me personin, por me parimin”.
Në episodin e gjashtë të sezonit të gjashtë të podcastit “Flasim”, Rama u ndal te konkluzionet e mbledhjes së Grupit Parlamentar, pas faktit që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk arriti të marrë vendim për rastin.
Ai bëri të ditur se të hënën, së bashku me Taulant Balla dhe Ulsi Manja, do të depozitojnë një nismë ligjore për të adresuar boshllëkun në raportin mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit.
“Kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do kalojmë përtej tij dhe do depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Do të jetë transparente dhe do prezantohet publikisht,” u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, pavarësia e gjyqësorit nuk duhet të përkthehet në ndërhyrje në funksionimin e qeverisë, duke lënë të kuptohet se ndryshimet do të prekin kufijtë e kompetencave mes pushteteve.
- Reagimi amerikan
Lëvizja vjen pavarësisht paralajmërimeve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila në një përgjigje për Euronews theksoi rëndësinë e mosndërhyrjes në drejtësi.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes SHBA dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore në proces”, thuhej në reagim.
Nisma pritet të paraqitet fillimisht në grupin parlamentar dhe më pas publikisht në prani të medias, ndërsa debati politik pritet të përshkallëzohet për balancën mes pushteteve në vend.
Edi Rama:
Dua të ndalem edhe për një sqarim për konkluzionet e mbledhjes së Grupit Parlamentar, pas mos-vendimit të Kushtetueses. Edhe njëherë, nuk është çështja te personi, por te parimi. Te parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve.
Në këtë vend pa kulturë të të konsoliduar demokratike mdhe me një drejtësi të pavarur në moshë shumë të mitur nuk mhjafton fryma por duhet edhe gërma e ligjit, madje duhet gërmë për gërmë për gërmë, qoftë edhe për gjëra elementare si kjo. Gjykata nuk nën ushtrimine kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa për ccdo person nën hetim, këtë nuk e diskuton askush, dhe askush nuk është mbi ligjin e këtu vbiem dakord të gjithë, e të paktën të gkithë me fjalë, unë bie dakord dhe me vepra por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn dhe ai i ministrit të cilat paralizohen nëse ministri pezullohet pra faktikisht nëse ti thua që “unë pezulloj një ministër” “unë pezulloj presidentin e republikës”, “unë pezulloj kryetarin e kontrollit të lartë të shtetit” e ku di unë disa të tjerë që mbulojnë funksione të padelegueshme, faktikisht ti prodhon një pasojë, të menjëhershme të barabartë me shkakrimin sepse nuk është pezulluar thjeshtë personi sicc mund të ndodhi me një drejtor, punën e të cilit e bën dikush tjetër por është pezulluar funksioni. Ndërkohë që pikërisht për shkak të funksionit emërimi apo shkarkimi i ministrit nuk është gjëkundi kurrë në asnjë vend të botës mund ta them me plotë gojën tani sepse nuk e ka nxjerrë dot kush një rast kun ë një vend të botës kjo kompetencë është e një prokurori dhe një gjykatësi në një seancë paraprake. Drejtësia duhet të jetë e pavarur, sot ajo është e pavaruar edhe duhet të mbetet përgjithmonë e pavarur, por pavarësia e pushtetit gjyqësor mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit të cilat ndër të tjera kanë edhe të drejtën dhe detyrën në emërojnë apo të shkakrojnë ministra, dhe kjo e drejtë dhe detyrë nuk ndahet me gjyqësorin, nuk i takon gjyqësorit dhe nuk mund të lejohet që ta marrë gjyqësori. Gjithsesi tanimë kur as gjykata kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret ne do kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën, nën cilësinë e deputetit unë sëbashku me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla, dhe kryetarin e komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, pra me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do i paraqitet fillimisht grupit parlamentar në mbledhjen e tij të fillimjavës, ditën e hënë në mëngjes dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik pasi prezantimi i nismës do të bëhëet me praninë e medias.









