Orban shpërthen kundër BE: “Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë është Brukseli, jo Rusia”

Kryeministri i Viktor Orban theksoi se kërcënimi më i madh për Hungarinë nuk vjen nga Rusia, por nga vetë Bashkimi Evropian. Deklarata e tij erdhi gjatë një fjalimi të fuqishëm, teksa partia e tij nacionaliste Fidesz intensifikon fushatën anti-evropiane për zgjedhjet kombëtare të 12 prillit.

Me vetëm tetë javë deri në votime, Orban përballet me sfidën më të madhe që kur u rikthye në pushtet në vitin 2010, ndërsa sondazhet tregojnë se Fidesz është pas partisë së qendrës së djathtë Tisza dhe udhëheqësit të saj, Peter Magyar.

Në fjalimin e tij, Orban krahasoi BE-në me regjimin shtypës sovjetik që sundoi Hungarinë për më shumë se 40 vjet, duke hedhur poshtë bindjen e shumë udhëheqësve evropianë se Vladimir Putin është kërcënimi kryesor për sigurinë e kontinentit.

“Duhet të mësohemi me idenë se ata që e duan lirinë nuk duhet të kenë frikë nga Lindja, por nga Brukseli,” tha Orban, duke i dhënë një ton të fortë fushatës së tij paraelektorale dhe duke përcaktuar BE-në si sfidën kryesore për Hungarinë.