Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka rikujtuar qytetarët amerikanë që të shmangin vendet që mund të paraqesin rrezik, duke theksuar se siguria e tyre mbetet prioritet kryesor i administratës së presidentit Donald Trump.
Reagimi vjen pas njoftimit të 20 shkurtit, ku ambasada paralajmëroi shtetasit e saj të mos frekuentonin disa biznese në kryeqytet dhe një ditë para protestës së Sali Berishës para kryeministrisë. Sipas një zyrtari të misionit diplomatik, amerikanët që jetojnë apo udhëtojnë jashtë vendit mbështeten tek informacioni i ambasadave dhe konsullatave për të marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre.
Ambasada dërgon rregullisht mesazhe përmes sistemit STEP, përfshirë njoftime dhe alarme sigurie, me qëllim që qytetarët të ndërmarrin masa proaktive për mbrojtjen e tyre. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun theksoi se këto komunikime janë thelbësore, veçanërisht kur rekomandohet shmangia e zonave të caktuara.









