Mbërrin në Groenlandë një anije-spital amerikane – Trump njofton: “Do kujdesemi për shumë persona të sëmurë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përmes rrjetit të tij social “Truth Social” se një anije-spital do të dërgohet në Greenland për të ofruar shërbime mjekësore për personat e sëmurë që sipas tij nuk kanë pasur qasje të mjaftueshme në spitalet lokale.

“Duke punuar me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, po dërgojmë një anije-spital në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë persona të sëmurë dhe të pashërbyer. Është rrugës,” shkroi Trump, duke bashkangjitur edhe një foto të anijes spitalore që mban flamurin amerikan.

Kujtojmë se vëmendja e Trump ndaj Groenlandës nuk është e re: ai prej kohësh ka shfaqur interes për këtë territor, një lëvizje që ka nxitur debate dhe polemika të shumta.