GJYQI “PARTIZANI”/ Sot seanca e rradhës – Berisha, dhëndri i tij, Malltezi dhe të pandehurit e tjerë përballen me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë përballen me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, ka paraqitur parashtrimet e tij dhe ka deklaruar se ky proces ka motiv politik, duke theksuar se Rama është në zanafillën e çështjes.

Sipas SPAK, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi në cilësinë e kryeministrit ka ndërmarrë veprime që favorizuan dhëndrin e tij përmes ligjeve dhe akteve nënligjore. Malltezi po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, pasi thuhet se përfitoi rreth 5.4 milionë euro nga një biznes ndërtimi falë vendimeve qeveritare të marra nga vjehrri i tij. Seanca vazhdon me paraqitjen e argumenteve të palëve dhe shqyrtimin e provave.