Edhe Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me burg për Memollën – vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar pasditen e kësaj të hëne në Komisariatin e Policisë së Rrogozhinës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, i cili e dënon Memollën me 1 vit burg, si edhe me 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Vetëdorëzimi i tij vjen në zbatim të vendimit gjyqësor të formës së prerë.

Çështja ndaj tij lidhet me akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa me ekzekutimin e vendimit pritet të nisë edhe procedura për krijimin e vakancës në krye të Bashkisë së Rrogozhinës.