Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Kristi Lamaj, ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit të tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke dhënë shpjegime gjatë një interviste në Fan Club.
Lamaj u përjashtua nga gara pas daljes nga muri, një veprim që solli përfundimin e menjëhershëm të rrugëtimit të tij në lojë. Në studio, ai u shpreh se vendimi i tij ishte mënyra e vetme për të ruajtur integritetin personal, në një klimë që sipas tij nuk po i pëlqente më.
“Shtëpia magjike kishte kushte të jashtëzakonshme dhe përjetova momente shumë të forta. Por BBV është edhe një cikël jetësor – ka lindje dhe ka vdekje. Unë dhashë gjithçka aty brenda”, tha ai.
Kristi theksoi se nuk mendonte se do të kishte një ndarje mes jetesës dhe lojës, duke shtuar se dinamika mes banorëve kishte marrë një drejtim që nuk përputhej me mënyrën si ai donte të përfaqësohej.
“Nuk pretendoj të dal i larë në flori nëse zhytësh në llum. Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se përjashtimi ishte, në një farë mënyre, zgjedhja e tij për të mos komprometuar veten.
Deklarata e tij ka ndezur debat mes fansave të spektaklit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo dalje do të ndikojë në imazhin dhe mbështetjen që ai gëzon jashtë shtëpisë.









