Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë në pritje të një kapitulli të ri në jetën e tyre familjare. Pas zyrtarizimit të lidhjes disa muaj më parë, çifti po përgatitet të mirëpresë fëmijën e parë së bashku.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime pranë çiftit për “Popart.al”, Blerta Celibashi është shtatzënë dhe foshnja që pritet të vijë në jetë do të jetë djalë.
Për Princ Lekën, ky do të jetë fëmija i dytë, pasi ai është baba i një vajze nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian. Burimet bëjnë me dije se shtatzënia po vijon normalisht dhe se çifti ka preferuar ta mbajë këtë periudhë të veçantë larg vëmendjes së mediave.
Edhe pse zërat për një shtatzëni kishin qarkulluar prej kohësh, vetëm së fundmi është konfirmuar se lajmi është i vërtetë dhe se përgatitjet për ardhjen e foshnjës kanë nisur. Deri më tani, Princ Leka dhe Blerta Celibashi nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me këtë zhvillim.









