Panik dhe masa emergjente sigurie në Minesota, pasi disa shkolla në zonën e Columbia Heights u mbyllën menjëherë pas një kërcënimi me bombë që tronditi autoritetet lokale.
Policia konfirmoi se alarmi u mor seriozisht, duke nisur kontrolle të imtësishme në ambientet shkollore. Deri tani nuk janë zbuluar pako apo pajisje të dyshimta, por rreziku u konsiderua i mjaftueshëm për të ndërprerë procesin mësimor për pjesën e mbetur të ditës.
Distrikti i Shkollave Publike të Columbia Heights njoftoi se vendimi për mbylljen ishte një masë paraprake për të garantuar jetën e nxënësve dhe stafit, duke e cilësuar kërcënimin si të besueshëm. Mësimi pritet të rifillojë normalisht të martën.
Tension i shtuar në zonë
Ngjarja vjen në një moment delikat për komunitetin, pasi javët e fundit disa nxënës janë ndaluar nga autoritetet federale të emigracionit (ICE), çka ka ndezur protesta dhe pakënaqësi në Minesota dhe më gjerë në SHBA.
Autoritetet po hetojnë burimin e kërcënimit, ndërsa prindërit dhe komuniteti mbeten në alarm.
Një mesazh, një kërcënim… dhe mjaftoi për të ndalur një ditë të tërë mësimi.









