Alarm për shëndetin e Alfred Moisiut – Ish-presidenti përfundon me urgjencë në Reanimacion – mjekët stabilizojnë gjendjen

Momente shqetësuese për ish-Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili është dërguar me urgjencë në QSUT, pas problemeve serioze me frymëmarrjen.

96-vjeçari u paraqit në gjendje të rënduar në Repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku mjekët ndërhynë menjëherë për stabilizimin e parametrave jetësorë. Burime spitalore bëjnë me dije se situata u vu nën kontroll pas trajtimit intensiv.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij është stabilizuar, ndërsa pritet që, nëse ecuria vijon pozitive, ish-kreu i shtetit të dalë nga spitali gjatë ditës së nesërme.

Lajmi ka ngjallur reagime dhe interes të madh publik, duke qenë se Moisiu është një nga figurat më të njohura të jetës institucionale shqiptare ndër vite.