Ndonëse më 20 Shkurt është lajmëruar se do bëhet “qameti”, deputetët e Sali Berishës dhe ata të Edi Ramës gjetën gjuhën e përbashkët në Komisionin e Reformës Territoriale, duke miratuar programin e punës që do të ndjekin për hartimin e një harte të re të ndarjes së territorit, me synim përfundimin në muajin korrik.
Plani parashikon dëgjesa në terren, sondazhe dhe takime me ekspertë. Pika më e diskutueshme mbetet ende numri i bashkive: demokratët propozojnë rreth 100 bashki, ndërsa socialistët duket se synojnë një reduktim nën 61, që është numri aktual.









