ZYRTARE/ FSHF publikon listën zgjedhore – Duka kandidat i vetëm për president – ja emrat e njojur që garojnë për Komitetin Ekzekutiv

Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve për president dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të cilët do të votohen në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore më 16 shkurt.

Siç pritej, Armand Duka është kandidati i vetëm për postin e presidentit, i propozuar nga 33 anëtarë të FSHF-së. Mungesa e një kundërshtari në garë e bën konfirmimin e tij për një tjetër mandat thuajse formal, në pritje të votimit të asamblesë.

Gara për Komitetin Ekzekutiv

Për 10 vende në Komitetin Ekzekutiv janë në garë 13 kandidatë. Sipas statutit të FSHF-së, Anila Basha, si e vetmja grua në listë, e ka të sigurt përfshirjen në strukturë.

Ndër risitë e listës bien në sy disa emra të njohur të futbollit dhe jetës publike, si ish-presidenti i Teutës Edmond Hasanbelli dhe ish-lojtari i Kombëtares Geri Çipi. Po ashtu, pjesë e garës janë edhe figura të lidhura prej vitesh me FSHF-në, si Armando Cungu dhe Erind Resuli, me eksperiencë në ekipet e moshave dhe futsallë.

Kandidatët për Komitetin Ekzekutiv (13 për 10 vende)

  • Abdyl Kuriu (rikandidon)
  • Anila Basha (rikandidon)
  • Arben Dervishaj (rikandidon)
  • Armando Cungu
  • Blendi Fevziu
  • Edmond Hasanbelli
  • Envi Hicka (rikandidon)
  • Erind Resuli
  • Ervin Canollari (rikandidon)
  • Geri Çipi
  • Gjergji Petro (rikandidon)
  • Lutfi Nuriu (rikandidon)
  • Pano Xhixho (rikandidon)

Asambleja e 16 shkurtit pritet të formalizojë përbërjen e re drejtuese të FSHF-së për mandatin e ardhshëm.