Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar publikisht ftesën e kryedemokratit Sali Berisha që forcat opozitare të ulen në një tryezë.
Lapaj tha se se të gjithë duhet të dalin të bashkuar në shesh përballë Ramës.
Po ashtu ai tha se nuk dom të shkonte në tryezën e kryedemokratit Berisha, pasi atë askush nuk do ta ndiqte.
“I kam kthyer përgjigje që kam thënë publikisht. Jemi në shesh. Hadeni dhe kush të dojë të vijë. Mekanizmin që ka ndërtuar Rama është i tillë që asnjë parti nuk e mund dot. Duhet mundur me një aleancë të madh popullore. Duhet shembur çdo barrierë që masiviteti të jetë i tillë që të mos e përballojë dot. Ja vajta atje, mendoni se më ndjek njeri po të shkoj te Saliu. Ngelem veten. Nuk është çështje emrash, është çështje sheshi”, tha Lapaj.









