PREMIER LEAGUE/ Barazim i çmendur mes Fulham dhe Liverpul – Totenhemi ngec ndaj Sandërlendit të Xhakës

U luajtën prej orës 16:00, katër duelet e Premier Ligës, të cilat prodhuan plot 14 gola të shënuar.

Spikat barazimi dramatik 2 me 2 i Liverpulit në transfertë ndaj Fulhemit, me dy golat që u shënuan në minutat shtesë. Në përballjet e tjera, Totenhemi nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 ndaj Sandërlenit të Granit Xhakës.

Fitore të artë arriti në transfertë Brentford ndaj Everton me shifrat 2 me 4, ndërkohë që Njukastëll bëri detyrën ndaj Kristal Palas, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2 me 0.