PARALAJMERIM/ Trump ja bën të qartë pasueses së Maduros: Rodriguez: Nëse s’bën gjënë e duhur, do paguash një çmim më të lartë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, “do të paguajë një çmim më të lartë se Nicolás Maduro” nëse “nuk bën atë që është e drejtë”.

Deklarata u bë në një intervistë për revistën The Atlantic, gjatë një bisede telefonike, ku Trump u shpreh se rindërtimi i Venezuelës “nuk është diçka e keqe”.

“Venezuela është e falimentuar. Ky vend është një katastrofë nga çdo këndvështrim”, theksoi presidenti amerikan.

Komentet e Trump vijnë në një moment tensioni të lartë politik dhe diplomatik lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë dhe rolin e udhëheqjes së përkohshme të vendit.