Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë për New York Times se SHBA-ja synon të mbajë nën mbikëqyrje Venezuelën dhe burimet e saj të naftës për një periudhë që pritet të zgjasë shumë më shumë se një vit. Ai tha se Uashingtoni planifikon të rindërtojë ekonominë venezueliane dhe të shfrytëzojë rezervat e mëdha të naftës në mënyrë që të ulë çmimet dhe të sigurojë të ardhura, për të ndihmuar si Venezuelën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara.
Trump nënvizoi se nafta e Venezuelës do të kontrollohet nga SHBA-ja, përfshirë edhe shitjen e disa milionë fuçive naftë të sanksionuar, të cilat do të shiten me çmim të tregut ndërkombëtar. Paratë e fituara, sipas tij, do të përdoren për përfitimin e qytetarëve venezuelianë dhe amerikanë.
Ai nuk dha një afat të saktë kohor për mbajtjen e zgjedhjeve në Venezuelë ose përfundimin e mbikëqyrjes amerikane, duke thënë se “vetëm koha do ta tregojë” dhe se mbikëqyrja mund të zgjasë shumë më tepër se një vit.









