Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme aksin Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura e Spatharit, duke përfunduar në ujë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë krijuar alarm, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë incident të rrezikshëm dhe as nëse ka persona të lënduar brenda mjetit.
Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po zhvillojnë operacionin për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar në vijim, ndërsa zona është kthyer në një pikë kritike për ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.









