Franca do të inaugurojë zyrtarisht një konsullatë në Groenlandë më 6 shkurt, një hap i planifikuar prej vitit të kaluar, konfirmoi të mërkurën ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot. Vendimi vjen në një moment tensionesh në rritje, mes interesit të përsëritur të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e territorit strategjik arktik.
Në një deklaratë për radion RTL, Barrot i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalin presionin ndaj Groenlandës, duke e cilësuar të papranueshme çdo formë shantazhi ndaj territorit autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.
“Sulmi apo kërcënimi ndaj një vendi tjetër anëtar të NATO-s bie ndesh me interesat vetë të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, ky shantazh duhet të marrë fund,” u shpreh ministri francez.
Hapja e konsullatës shihet si një sinjal i qartë i angazhimit francez dhe evropian në Arktik, si dhe një mesazh politik për mbrojtjen e sovranitetit dhe stabilitetit në rajon.









