Në Nyon të Zvicrës është hedhur këtë të premte shorti i Ligës së Kampionëve, ku janë mësuar çiftet e fazës së play-off-it, nga të cilat do të përcaktohen skuadrat që do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni.
Në short kanë marrë pjesë ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Real Madrid do të përballet sërish me Benficën, ndërsa Interi me Bodo/Glimt. Nuk mungon as derbi francez PSG–Monaco, teksa Newcastle sfidohet nga Qarabag. Duele të tjera janë Galatasaray–Juventus, Club Brugge–Atletico Madrid, Borussia Dortmund–Atalanta dhe Olympiacos–Bayer Leverkusen.
Ndeshjet do të luhen më 17–18 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Ekipi i renditur më mirë në fazën e ligës do ta luajë ndeshjen e dytë në shtëpi.
Pas hedhjes së shortit, këto janë çiftet e fazës play-off:
- Benfica – Real Madrid
- Bodo/Glimt – Inter
- Monaco – PSG
- Galatasaray – Juventus
- Qarabag – Newcastle
- Club Brugge – Atletico Madrid
- Borussia Dortmund – Atalanta
- Olympiacos – Bayer Leverkusen
Ndeshjet e fazës play-off do të përcaktojnë skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.










