FOTO-LAJM/ Momenti kur i burgosuri ALTIN NDOCI arratiset me VRAP nga spitali i Durrësit! 

Del foto e Altin Ndocit në momentin që ka arritur të dalë nga spitali i infektivit i spitalit të Durrësit mesditën e sotme.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e arratisjes së tij dhe fotoja është shkëputur nga pamjet e filmuara nga këto kamera.

Ditën e sotme, Altin Ndoci është shoqëruar nga Policia e Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt spitalit rajonal, në një dhomë të posaçme ku kryhen vizitat mjekësore për personat e paraburgosur.

Ai është shoqëruar nga 5 efektivë të burgjeve, njëri prej tyre shofer.

Mësohet se dy prej efektivëve që e shoqëronin janë futur brenda në ambientet e spitalit, ndërsa Ndoci u ka kërkuar që të shkonte në tualet.

 Në këtë moment ka nisur të marrë formë plani.

Pasi Ndoci ka dalë nga tualeti, ka goditur me grusht një prej efektivëve dhe është larguar me vrap nga kati i 3-të duke zbritur nga shkallët.

Altin Ndoci gjatë arratisjes në Durrës

Efektivi i cili është goditur, ka vrapuar pas tij dhe ka qëlluar në ajër në oborrin e spitalit të Durrësit për ta trembur, por Altin Ndoci ia ka mbathur. Ai është larguar me shpejtësi nga kati i 3-të i infektivit duke zbritur nëpërmjet shkallëve.

Polici i shoqërimit në momentin e ndjekjes së tij

Ndërkohë, sipas burimeve policore, në parkingun e ndodhur pas spitalit, atë e ka pritur një makinë tip “Audi” e bardhë me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshimet paraprake janë se i burgosuri të jetë larguar drejt zonës së Spitallës.