Seanca e kësaj të mërkure në GJKKO për dosjen Partizani është shtyrë për më datë 22 dhjetor. Seanca e radhës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë do të zhvillohet në orën 12:00.
Seanca u shty për shkak të mungesës së gjyqtares Rudina Palloj. Edhe seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të të pandehurve.
Berisha akuzohet nga SPAK se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, qeveria e tij ka ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.









