ZGJEDHJET/ Opozita e bashkuar bullgare ka shance fitoreje – Orban po kërkon mënyra për të qëndruar në pushtet edhe nëse humbet

Sipas Bloomberg, kryeministri hungarez Viktor Orbán po shqyrton një lëvizje të re për të ruajtur pushtetin, edhe nëse koalicioni i opozitës e mposht në zgjedhjet parlamentare të prillit.

Ka gjasa reale që opozita e bashkuar të dalë fituese pas më shumë se një dekade dominimi të Fidesz-it.

Por Orbán duket i vendosur të mos heqë dorë nga kontrolli politik.

Raportohet se ai po konsideron kalimin në postin e presidentit – një rol që tradicionalisht ka qenë ceremonial – duke synuar që t’i zgjerojë kompetencat e tij.

Ideja dyshohet se ka lindur pas një takimi të Orbánit me Donald Trump.

Parlamenti hungarez ka krijuar tashmë terrenin, duke e bërë më të vështirë shkarkimin e një presidenti, gjë që mund ta shndërrojë këtë pozicion në një qendër të re pushteti.

Opozita nga ana tjetër paralajmëron për “manipulim kushtetues” dhe është duke u përgatitur për një përballje të fortë politike në muajt në vijim.