Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Ukë Rugova do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Abdixhiku ka shkruar se me rastin e ditëlindjes së presidentit Rugova, ka pranuar me nderim kërkesën e familjes për përfshirjen e Rugovës në listën zgjedhore.
“Sot, në 81-vjetorin e lindjes së arkitektit dhe prijësit tonë, vizitova zonjën Fana dhe Familjen Rugova. Në këtë vizitë zyrtarizuam dhe përfshirjen e Ukës në garën e radhës”, ka njoftuar Abdixhiku.









