Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës tha se dronë me rreze të gjatë veprimi të prodhuar në Ukrainë, goditën rezervuarë nafte në portin rus të Temryuk, në rajonin e Krasnodarit dhe një uzinë përpunimi të gazit natyror në Orenburg, në Rusinë jugperëndimore.
Uzina e Orenburgut është më e madhja e këtij lloji në botë dhe ndodhet 1,400 kilometra larg kufirit ukrainas. Gjithashtu u përdorën edhe raketa “Storm Shadow”.
Autoritetet ruse në rajonin e Krasnodarit thanë se dy tankera u përfshinë nga flakët në portin e Temryuk pas një sulmi me dron.
Flakët mbuluan një sipërfaqe prej 2,000 kilometrash katrorë, sipas një postimi nga selia operative e Krasnodarit në Telegram ditën e sotme.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha gjithashtu se forcat ukrainase kishin goditur një bazë ajrore në qytetin rus të Kaykop, në Kaukazin e Veriut. Kievi ka shtuar sulmet ndaj rafinerive ruse dhe infrastrukturës tjetër energjetike që nga gushti në një përpjekje për të ndërprerë të ardhurat e Moskës nga nafta, një burim kryesor financimi për luftën e Rusisë në Ukrainë.









