“TUNELI I LLOGARASE”/ Paraqitet në Prokurorinë e Posaçme drejtori i ARRSH, Gent Gjyli

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK.

Kreu i ARRSH-së aktualisht ndodhet nën arrest shtëpie teksa është shoqëruar drejt Prokurorisë së Posaçme.

Ai është marr i pandehur nga strukturat e Posaçme për Tunelin e Llogarasë.

Tenderi u hap fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH. Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij.