Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kinën ditën e sotme, ndërsa nuk raportohen të dhëna për dëme në njerëz dhe ato materiale, pasi informacioni mbetet ende i rezervuar nga autoritetet.
Lëkundjet sizmike raportohen me një magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte rajoni Xinjiang, në veriperëndim të Kinës.
Ky rajon kufizohet me Kirgistanin. Lëkundjet u regjistruan në orën 03:44 pasdite me orën lokale kineze.
Ai kishte thellësi prej 10 kilometrash, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC).









