TRAGJIKE/ Fundoset anija me turistë në Indonezi – 4 anëtarë të një familjeje spanjolle të zhdukur

Një familje spanjolle me katër anëtarë është zhdukur pasi varka e tyre u fundos në brigjet e Indonezisë për shkak të motit të keq. Autoritetet spanjolle të shtunën theksuan se të zhdukur janë
një baba dhe tre fëmijët e tij, dy djem dhe një vajzë.

Nëna dhe vajza tjetër e familjes, ekuipazhi prej katër anëtarësh dhe një guidë turistike u shpëtuan dhe janë shëndoshë e mirë. Varka u përmbys në Ngushticën e Ishullit Pandar.

Zona detare është e ekspozuar ndaj rrymave të forta dhe valëve të larta. Aksidentet detare janë të zakonshme në Indonezi, një arkipelag me rreth 17,000 ishuj, shpesh për shkak të pajisjeve të pamjaftueshme të sigurisë ose kushteve ekstreme të motit.