Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Aomori në Japoninë veriore pak pas orës 23:00 ditën e sotme, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).
Epiqendra e tërmetit ishte 80 kilometra larg bregut lindor të Aomorit, me një thellësi prej 50 kilometrash, dhe një paralajmërim për tsunami deri në tre metra është lëshuar për tre prefektura (Aomori, Hokkaido dhe Iwata).
Menjëherë pas tërmetit, Shërbimi Meteorologjik regjistroi një cunami prej 30-70 centimetrash në tre zona, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen menjëherë dhe të zhvendosen në vende më të larta.
Intensiteti i tërmetit në shkallën japoneze nga 1 deri në 7 është 6+, sipas JMA-së. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së zbuloi se tërmeti goditi qytetin e Misawa-s.
Rreth 20 minuta më vonë, një lëkundje pasuese me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ndodhi në të njëjtën zonë detare. Sipas mediave lokale, dridhjet u ndjenë deri në Tokio.

E vendosur në një pikë ku përplasen disa pllaka kontinentale dhe oqeanike, Japonia regjistron 1,500 deri në 2,000 tërmete çdo vit. Ato shpesh variojnë nga të lehta në të forta.
Në vitin 2011, vendi regjistroi tërmetin më të fuqishëm në historinë e tij, i cili shkaktoi valë të mëdha cunami që arritën 40 metra në disa rajone.









