SERIA A/ Hojlund thyen Juventusin e ‘përgjumur’ – Napoli ngjitet në krye të klasifikimit.

Napoli është fituesi i supersfidës së javës së 14-të në Serie A, me napolitanët që mundën 2-0 Juventus-in në stadiumin “Maradona” këtë të diel në mbrëmje.

Skuadra e Napoli-t (13 fitore, 4 barazime në vitin 2025) është e pamposhtur në ndeshjet në shtëpi në një vit të tërë kalendarik në Serie A për herë të parë që nga viti 1987 (11 fitore, 3 barazime).

Ishte një mbrëmje për t’u harruar për Juventus-in, sidomos 45 minutat e para ku Napoli ishte dominues absolut.

Vendasit i hapën shpejt llogaritë teksa Rasmus Hojlund shënoi në minutën e shtatë.

Goli i danezit është goli më i shpejtë i Napoli-t i shënuar kundër Juventus-it në Serie A që nga Fernando de Napoli në minutën e pestë më 1 prill 1989.

Pavarësisht rasteve, skuadra e Antonio Conte-s nuk mundi të shtonte një gol të dytë në pjesën e parë.

Juventus-i barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 59-të me të përhershmin Kenan Yildiz.

Turku u bë lojtari i dytë i Juventus-it në 50 vitet e fundit që shënon të paktën pesë gola në 15 ndeshjet e para të një sezoni në Serie A para se të mbushë 21 vjeç, pas Alessandro sel Piero-s (5 në sezonin 1994-95).

Megjithatë, sërish Hojlund, në minutën e 78-te, shënoi në portën e Michele di Gregorio-s për t’i dhënë fund shpresave të Juventus-it për të dalë me pikë nga “Maradona”.

Edon Zhegrova u fut në fushë në minutën e 82. Ai kishte shansin të barazonte shifrat në minutën e fundit të ndeshjes, po gjuajtja e tij u prit lehtësisht nga Vanja Milinkovic-Savic.

Në krahun tjetër, Amir Rrahmani ishte solid në mbrojtjen e vendasve përgjatë gjithë ndeshjes. Paraqitje e mire për kapitenin e Kosovës.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në krye të Serie A me 31 pikë, 1 pikë më shumë se Inter-i i vendit të dytë. Megjithatë, Milan-i i vendit të tretë (28 pikë) mund të rimarrë vendin e parë nëse fiton ndaj Torino-s të hënën.

Juventus-i qëndron në vendin e shtatë me 23 pikë. Bardhezinjtë janë 4 pikë larg zonës Champions League.