Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi në një intervistë për FOX News se SHBA-të po përpiqet të kuptojë se çfarë kushtesh do të pranonte Ukraina në një marrëveshje të mundshme paqeje – duke garantuar njëkohësisht sigurinë e saj dhe duke eliminuar rrezikun e një agresioni të ri.
Sipas Rubio-s, konsultimet për këtë çështje kanë shënuar tashmë përparime të dukshme.
Por, pika e vlimit, erdhi kur ai theksoi se nëse lufta ndalet dhe sovraniteti i Ukrainës ruhet, ekonomia e vendit jo vetëm që do të rikuperohet, por ka potencial të fuqishëm për të lulëzuar.
Në teori, sipas tij, Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto brenda dhjetë viteve, me kusht që vendi të ketë stabilitet dhe të ndërmarrë reformat e duhura.









