Banorët të cilët preken nga projekti TID në qendrën historike të Durrësit kanë protestuar sërish këtë të martë para bashkisë. Ata janë këmbëngulës në moszbatimin e këtij projekti që sioas tyre kërkon tu prishë banesat pa të drejtë.
Banorët kanë kërkuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit, nisjen e një hetimi për projektin dhe pasojat e tij. Arta madje të vendosur për mbrojtjen e pronave të tyre, po ashtu i kanë kërkuar SPAK-ut të hetojë mbi këtë projekt, dhe ata që firmosën për bërjen e tij.
Një prej baonrëve u shpreh: “Ne kena pronat tona, prona është e shenjtë, kërkush nuk mund të vejë dorë në pronën tonë”
Kujtojmë se prej muajsh këtabanorë protestojnë kunndër shembjes së baneave dhe shpronësimeve që janë larg vlerës rele të tregut. Projekti për transformimin e integruar të Durrësit, zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Sipas hartuesve, projekti synon zhvillimin e parkut arkeologjik dhe turizëm të shtuar në qytet, por kjo nuk është kështu për 74 familjet që preken prej tij, pasi sipas tyre projekti është kërcënim për ekzistencën dhe historinë urbane të Durrësit.









