PRETENDIMI/ Shtyhet seanca – Veliaj qahet për pabarazi: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo

Seanca që pritej këtë të premte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ,GJKKO, për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shty për në 5 janar.

Gjatë seancës, Veliaj foli vetë para gjyqtares Etleva Deda, duke ngritur pretendime për standarte të dyfishta në trajtimin e çështjeve gjyqësore.

Sipas tij, ish-Presidenti Ilir Meta ka marrë materialet e dosjes, ndërsa atij nuk i janë dhënë, gjë që, sipas kryebashkiakut, cenon të drejtën për një mbrojtje të barabartë.