PLAS NE PD/ Tone të larta dhe akuza – Salianji debaton me Nokën në mbledhjen e kryesisë, i kërkon dorëheqjen

Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ka vijuar me dyer të mbylluara.

Ervin Salianji dhe Flamur Noka, janë përfshirë në një diskutim me tone të larta dhe akuza nga të dyja palët. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se tensionet kanë qenë të larta, duke shkaktuar një përplasje verbale nga të dy anëtarët e kryesisë.

Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.

Noka i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”.

Nga ana e tij, Salianji i është përgjigjur: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.