PERPLASJA/ Zgjedhjet e reja në Kosovë – KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot në mbledhjen e radhës kandidatët për deputetë të subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por jo ata të Listës Serbe.

Kundër certifikimit të kandidatëve të Listës Serbe kanë qenë Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Sami Kurteshi tha se janë kundër certifikimit të kandidatëve të partisë serbe, e përkrahur nga Beogradi zyrtar, sipas KosovaPress.

Me gjashtë abstenime, dy vota kundër, dhe tre vota për është refuzuar certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe.

Lista Serbe ka 33 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.