PERGEZIMI/ Klodian Braho, u zgjodh kreu i ri i SPAK – ambasada e SHBA në Tiranë: Presim të vazhdojmë partneritetin!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos si Kryeprokuror i ri i SPAK, duke përgëzuar njëkohësisht edhe Altin Dumanin për mandatin e tij trevjeçar në krye të institucionit.

“Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi të vazhdojnë partneritetin e fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK,” thuhet në reagim, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme amerikane për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Njoftimi i ambasades amerikane:

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.”